Loading...

Mëngjesi i shëndetshëm, a ju ndihmon të mbani trupin në formë?

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës.

Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos shtoni më tepër në vazhdimësi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:

Do të jeni më pak të uritur
Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e shpejtë të urisë gjatë ditës. Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim. Kur nuk hani mëngjes, mund ta shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.

Do të bëni zgjedhje të shëndetshme
Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes. Njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet. Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta. Njerëzit që nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.

Do të jeni më energjikë
Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën. Nëse nuk hani mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien në peshë. Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo kalori, jeni në kohë për të ndryshuar. Është koha të hani shëndetshëm dhe të menaxhoni peshën e trupit. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com