Loading...

Macron: Europa duhet të jetë një fuqi konkrete në fushën e shëndetit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca dhe Gjermania dëshirojnë t’i japin Europës fuqi konkrete në fushën e shëndetit, pas përvojës me pandeminë COVID-19.

“Kishte mangësira, egoizëm dhe vonesa në përgjigjen fillestare të Bashkimit Europian ndaj pandemisë”, theksoi Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“BE duhet të fuqizohet për të krijuar stoqe maskash dhe testesh, skema të përbashkëta blerjeje dhe prodhimi për trajtime dhe vaksina, si edhe të krijojë plane të përbashkëta të parandalimit të pandemisë dhe metoda për të identifikuar rastet”, shtoi ai.

“Kjo Europë e shëndetit nuk ka ekzistuar kurrë dhe duhet të bëhet përparësia jonë”, deklaroi Macron. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com