Loading...

“Interes i jashtëzakonshëm për aeroportin e Vlorës nga kompanitë e mëdha”/ Balluku: Punimet nisin brenda 2020-s

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “brenda verës do të rinisë gara për Aeroportin e Vlorës, për të vazhduar dhe për ta konkluduar pastaj me mbylljen e kontratës dhe nisjen e punimeve brenda 2020.

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, Kryeministri Edi Rama u interesua edhe për ecurinë e procedurave për aeroportin e Vlorës.

Ministrja Balluku informoi se “për Vlorën do rifillojmë shumë shpejt”, ndërsa theksoi se ka një interes të jashtëzakonshëm nga të gjitha kompanitë e mëdha.

“Unë kam pasur kontakte me të gjitha kompanitë që deri në momentin e fundit kanë qenë të interesuara, deri para atij 12-ditëshit që u bllokua dhe pezullua gara. Të gjithë vazhdojnë të jenë të interesuar. Është moment i vështirë pa dyshim për kompanitë të cilat menaxhojnë aeroporte në këto momente, pasi u duhet që të përqendrojnë të gjithë financat e tyre te kostot operacionale, megjithatë Aeroporti i Vlorës ka një interes të jashtëzakonshëm nga të gjitha këto kompani të mëdha”, tha ministrja Balluku. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com