Loading...

“Ecuria e pandemisë në Shqipëri, histori suksesi”, Sulçebe: Sa më shumë kujdes në fazën e hapjes

Mjeku imunolog Genc Sulçebe deklaron se ecuria e pandemisë në Shqipëri është një histori suksesi dhe se lirimi i masave duhet të jetë gradual.

Në një intervistë në medie, Sulçebe u shpreh se duhet të evitohen grumbullimet sidomos në ambientet e mbyllura.

“Në ambientet e hapura, sikurse edhe në plazh, nëse njerëzit rrinë të distancuar nga njëri-tjetri, rreziku është më i vogël, sepse veprimi i diellit dhe i temperaturës e zvogëlon efektivitetin e virusit. Por në plazh ka edhe ambiente të mbyllura. Edhe lëvizja masive e njerëzve është një burim infeksioni në bregdet”, tha Sulçebe.

Sipas mjekut Sulçebe, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që infeksioni është midis nesh.

“Ecuria e pandemisë në Shqipëri është një histori suksesi sepse jemi nga numrat më të ulët. Në këtë fazë është një fazë që duhet të kemi sa më shumë kujdes. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që infeksioni është midis nesh. Asimptomatikët mund ta shpërndajnë virusin tek individët që kanë një sistem imunitar më të dobët. Rreziku ekziston gjithmonë. Ne bashkëjetojmë me këtë virus, por në të njëjtën kohë duhet të bëjmë edhe lirime të masave”, tha ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com