Zbulohet struktura e motorit molekular që lejon virusin SarsCoV2 të shumohet. Rezultati, i botuar në Science, e bën më të lehtë zhvillimin e ilaçeve të synuara kundër Covid-19.
Motori është polimeraza enzimë nsp12, e njëjta që është shënjestra e antiviralit remdesivir i përdorur kundër koronavirusit të ri, por i lindur si një armë anti-Ebola. Autori i studimit është grupi i Yan Gao, i Universitetit Tsinghua të Pekinit.
Nga njëra anë, autorët duke enjohur strukturën e enzimës, do të lejojnë të verifikojnë nëse remdesivir është në gjendje të bllokojë përsëritjen e virusit SarsCoV2; nga ana tjetër, do të shpejtojë zbulimin mbi ilaçet e reja specifike antivirale, të dizajnuara për të luftuar Covid-19, të cilat janë thelbësore për të frenuar pandeminë.
Deri më tani, është zbuluar struktura e armës së saj kryesore, proteina Spike dhe e një pjese të kësaj të fundit të quajtur Rbd, e cila lidhet me portën e virusit në qelizë, receptorin Ace2. Me këtë rezultat të ri, tashmë njihet struktura e enzimës që lejon koronavirusin e ri të kopjojë materialin e tij gjenetik, ARN, dhe të shumohet./atsh