Jo vetëm pikat e kollës dhe teshtitjes: koronavirusi udhëton në ajër edhe me frymën e thjeshtë. COVID-19 në fakt u gjet në mostrat e ajrit të mbledhura edhe në 1.8 metra larg mes dy pacientëve, thuhet në letrën që Akademia Kombëtare e Shkencave të SHBA i drejtoi politikave shkencore të Shtëpisë së Bardhë, duke hyrë në një debat që ka vazhduar për ca kohë në mesin e studiuesve.
Deri më tani besohet se burimi i parë i ngjitjes së koronavirusit të ri janë pikat e emetuara me kollitje dhe teshtitja me një diametër më të madh se 1 milimetër, por nëse koronavirusi mund të mbetet i pezulluar në grimcat e prodhuara nga frymëmarrja, mbrojtja bëhet shumë më e vështirë dhe përforcon tezën se të gjithë njerëzit duhet të mbajnë maska në publik për të zvogëluar transmetimin e virusit nga njerëzit asimptomatikë.
Në letrën e tij Harvey Fineberg, kreu i Komisionit të Përhershëm për Sëmundjet Infektive të Akademisë së Shkencave amerikane, i referohet një studimi të Universitetit të Nebraskës, të kryer nga grupi i Joshua Santarpia në 11 dhoma izolimi, në të cilat pacientët me COVID-19 ishin shtruar në spital dhe në të cilat mostrat e virusit RNA u gjetën më shumë se 1.8 metra larg pacientëve. /atsh