Qytetarët me karta ID të skaduara, do ta marrin shërbimin në banka, me certifikatë personale.
Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj, njoftoi se, në shërbim të qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të rinovojnë kartat e identitetit, pasi zyrat e aplikimit janë mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, i ka dërguar një shkresë Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për të vijuar shërbimet edhe në rastet kur vlefshmëria e kartës ka përfunduar në 2020.
“Qytetari do të paraqesë në sportelin e bankës për të marrë shërbimin, certifikatën personale të shkarkuar online nga e-Albania”- tha Lleshaj. Sipas tij, e gjithë kjo, deri në fund të emergjencës së pandemisë, kur do të rinisë prodhimi i dokumenteve të identifikimit./atsh