Rreth 2 000 persona të kontaminuar nga koronavirusi i ri kanë humbur jetën sipas të dhënave në orën lokale 20:30 nga Universiteti Johns Hopkins.
Bëhet fjalë për bilancin ditor më të rendë që prej fillimit të pandemisë. Kjo rritje rekord prej 1 939 e çon numrin total të të vdekurve në 12 722.
Fuqia e parë botërore po i afrohet gjithashtu dy vendeve më të prekura nga COVID-19 deri tani, Italisë me 17 127 të vdekur dhe Spanjës me 13 798).
Vetëm SHBA-ja numëron më shumë se një të katërtën e rasteve të deklaruara zyrtarisht në mbarë botën, me 396 223 raste në total, rreth 29 609 ditë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, të aktualizuara në vazhdimësi.
“Amerika vazhdon të kryejë më shumë teste se asnjë vend në botë dhe mendoj se ky është shkaku pse ne kemi kaq shumë raste”, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në një konference shtypi./atsh