Loading...

Prof. Dhimitër Kraja i rikthehet punës në spitalin Infektiv pasi fitoi betejën me COVID-19

Profesor Dhimitër Kraja pas shërimit NGA COVID-19 është rikthyer në spitalin Infektiv për të ndihmuar kolegët e tij.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha sot se “siç kishte premtuar, prof. Dhimitër Kraja u rikthye në spitalin që i ka dedikuar jetën, pasi fitoi betejën e tij me virusin e rrezikshëm COVID-19. Dr. Luli siç e thërrasin të gjithë, po i jep një dorë stafit të palodhur të Infektivit, për të cilët mbetet burim i pareshtur frymëzimi”.

Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Por pas disa ditëve në punë Kraja rezultoi pozitiv me koronavirus. Tashmë Prof. Kraja është shëruar dhe është rikthyer në spitalin Infektiv./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com