Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e opozitës për testime.
Rama shprehet se testimet janë detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.
“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42″, deklaron Rama.
Më herët, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se “testimi urgjent i personelit mjekësor në spitalet Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratorëve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti 1 i Qeverisë”.
Ajo tha se testimi, gjurmimi, trajtimi dhe izolimi i rasteve janë mënyra e vetme për kufizimin e përhapjes së coronavirusit./atsh