Papa Françesku përshëndeti sot gazetarët për punën e tyre, gjatë një meshe ku tha se virusi më i rrezikshëm edhe sesa koronavirusi mbetej egoizmi i njerëzve.
“Faleminderit për punën tuaj. Në vend që të qëndronit shtrirë në shtëpi, meqenëse është e diel, ju punoni. Faleminderit shumë, faleminderit. Është e rëndësishme të komunikosh”, u tha Papa gazetarëve që po e prisnin jashtë kishës romane të Santo Spiritos, në Sassia.
Kjo meshë u festua pa besimtarët.
Gjatë meshës, papa paralajmëroi kundër “rrezikut për të harruar ata që mbetën pas”.
“Rreziku është të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i egoizmit dhe indiferentizmit”, theksoi Ati i Shenjtë./atsh