Numri i njerëzve me furnizime të pamjaftueshme ushqimore do të dyfishohet këtë vit në 265 milionë, nëse nëse qeveritë dhe sektori privat nuk ndërhyjnë tani, paralajmëroi Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së (WFP).
“COVID-19 është potencialisht katastrofik për miliona, të cilët tashmë varen në një fije”, deklaroi ekonomisti i WFP, Arif Husain.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, kriza e koronavirusit nënkupton se ekonomia globale pritet të pësojë ulje me 3%, duke shkaktuar depresionin më të keq që nga vitet ’30.
Në një konferencë shtypi virtuale të OKB-së, Husain paralajmëroi se njerëzit do të humbasin jetesën nëse detyrohen të shesin mjetet, automjetet ose bagëtitë si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe efekteve ekonomike. / atsh