Loading...

OBSH: Nuk është momenti për lehtësimin e masave kundër COVID-19

Dega europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) deklaroi sot se pavarësisht shenjave pozitive të regjistruara në disa vende të rajonit, është shumë herët për të reduktuar masat në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

“Nuk është momenti për të lehtësuar masat. Është koha të dyfishojmë apo dhe trefishojmë edhe një herë përpjekjet tona kolektive në mbështetje të eliminimit të virusit, me mbështetjen e shoqërisë në tërësi”, theksoi Hans Kluge në një konferencë shtypi.

Ai e gjykoi situatën në Europë ende shumë shqetësuse./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com