Loading...

OBSH: Koronavirusi sulmon persona gjithnjë e më të rinj

Gjithnjë e më shumë të rinj kanë formë më të rëndë ose vdesin nga koronavirusi i ri, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët e OBSH-së thesojnë se ”gjithnjë e më shumë pacientë të shëndetshëm, të cilët më parë nuk kishin pasur sëmundje kronike, ndodhen në repartet për trajtim intensiv me forma të rënda të infeksionit.

Ka shumë të panjohura për momentin. Në përgjithësi, shumica e pacientëve të cilët kanë formë të rëndë të COVID-19 dhe që janë pranuar në trajtim intensiv, janë persona më të rritur dhe zakonisht kanë një ose më shumë sëmundje kronike.

”Ajo që vërehet në disa vende është se pacientët e moshës 30, 40 dhe 50 vjeç shumë shpesh përfundojnë në sektorin e trajtimit intensiv, ku disa përfundojnë në vdekje”, deklaroi ekspertja e OBSH-së, doktoreshë Maria Van Kerhoe në një konferencë në Gjenevë.

Deklarata e ekspertëve të OBSH-së vjen në momentin kur një djalosh 13-vjeçar pa probleme paraprake shëndetësore, vdiq të hënën nga COVID-19 në spitalin e Londrës.

”Në Kore një në gjashtë raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit të ri, janë persona të moshës nën 60 vjeç”, tregojnë të dhënat statistikore të OBSH-së.

Në Itali rreth 10 deri në 15 për qind e njerëzve, të cilët kanë vdekur pas trajtimit intensiv në spital, kanë qenë nën moshën 50 vjeç. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com