Një 67-vjeçar nga Tirana i konfirmuar me COVIS-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.
Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, tha në komunikimin për mediet se “pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda Spitalit Infektiv”.
“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67-vjeçari ka ndërruar jetë”, – tha Dervishi.
Dervishi u shpreh se “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit”.
Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. /atsh