Loading...

Mos ki frikë, mos ki ankth, ky është lajmi i shpresës dhe kjo është për ne!

Mos ki frikë, mos ki ankth, ky është lajmi i shpresës dhe kjo është për ne, këto janë fjalët e Zotit, tha papa Françesku dje në celebrimin e së Premtes së Zezë në Via Crusis.

”Sonte ne ‘pushtojmë’ një të drejtë themelore, të drejtën për të shpresuar, në çdo cep të cilit ne i përkasim dhe që na takon, sepse ne jemi të gjithë vëllezër dhe motra”, theksoi ai.

”Le të heshtim klithmat e vdekjes, luftrat! Ndaloni prodhimin dhe tregtimin e armëve, sepse ne kemi nevojë për bukë dhe jo armë. Ndaloni abortet, të cilat shkatërrojnë jetën e pafajshme. Hapni zemrat e atyre që kanë, për të mbushur duart e zbrazëta të atyre që privohen nga e domosdoshmja”, shtoi Ati i Shenjtë.

Dje në mbrëmje papa Françesku kryesoi vigjiljen solemne të Pashkëve.

Liturgjia ku shpallet Ngjallja e Krishtit konsiderohet më solemnja e vitit, por si të gjithë të tjerët të kësaj Java të Shenjtë ajo zhvillohet pa pjesëmarrjen e besimtarëve, për shkak të dispozitave qeveritare antikoronavirus./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com