Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 75 000 persona në Europë, 80% e të cilëve në Itali, në Spanjë, në Francë dhe në Britaninë e Madhe, sipas të dhënave zyrtare.
Me një total prej 75 011 të vdekur dhe me 909 673 raste, Europa është kontinenti më i prekur nga COVID-19 që ka shkaktuar vdekjen e të paktën 109 133 personave në botë.
Me respektivisht 19 468 dhe 16 972 të vdekur, Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura nga koronavirusi i ri.
Franca numëron 13 832 të vdekur dhe Britania e Madhe 9 875 të vdekur./atsh