Loading...

Legjenda e Liverpulit pozitiv me COVID-19

Ish-lojtari dhe menaxheri i Liverpulit, Kenny Dalglish, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), njoftoi familja e tij.

“Sër Dalglish u pranua në spital të mërkurën, më 8 prill, për trajtimin e infeksionit i cili kërkonte antibiotik intravenoz”, tha familja në një deklaratë të publikuar nga klubi.

“Në përputhje me procedurat aktuale, ai më pas u testua për COVID-19, pavarësisht se më parë nuk kishte shfaqur simptoma të sëmundjes. Papritur, rezultati i testit doli pozitiv, por ai mbetet asimptomatik”, thuhet në deklaratë.

Dalglish, 69 vjeç, u vetizolua së bashku me familjen e tij para se të pranohej në spital.

“Ai mezi pret që sa më shpejt të kthehet në shtëpi. Ne do të japin përditësime të mëtejshme kur të jetë e përshtatshme”, thuhet në deklaratë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com