“Këndojmë të ndarë por jo braktisur”, ishte ky mesazhi që kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcillte sot përmes tingujve polifonik të Ansamblit “Çipini”.
“Mirëmëngjes ndryshe”, tha Rama, ndërsa ndau këngën e grupit polifonik, që përcjell të tjera mesazhe shprese, kuraje dhe solidariteti në kohët kur vendi përballet me COVID-19.
Edhe pse në kushtet e karantinimit total të vendit, arti ka “shembur” muret dhe evituar distancën fizike dhe artistët në mënyrë virtuale kanë përçuar mesazhet e tyre ndërgjegjësuese dhe inkurajuese. /atsh