Katedralja gotike më e madhe në botë në qendër të Nju Jorkut po shndërrohet në një spital fushor gjatë pandemisë së koronavirusit, njoftoi tha dekani i saj, Clifton Daniel, për “New York Times”, ndërsa SHBA lufton për të përballuar krizën në rritje.
“Kisha katedrale e “Shën Gjonit Hyjnor”, në Manhattan, do të strehojë nëntë tenda mjekësore në pjesën qendrore të saj dhe në kriptën e saj nëntokësore”, tha ai.
Tendat do të jenë në gjendje të mbajnë të paktën 200 pacientë.
Zyrtarët e katedrales thanë se pacientët me COVID-19 mund të fillojnë të arrijnë brenda një jave.
Spitali në terren do të ketë një personel nga spitali “Mount Sinai Morningside”, që ndodhet pranë kompleksit të katedrales./atsh