Me anë të një videomesazhi, rajoni i Lombardisë falënderoi të gjitha vendet që dërguan staf mjekësor, pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe respiratorë.
Një vend të veçantë në këtë video zë dhe kontributi i Shqipërisë.
Videomesazhi është shpërndarë nga kryetari i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, i cili përcolli falënderimet më të përzemërta edhe në emër të qytetarëve italianë.
Kryeministri Edi Rama ka ka publikuar videomesazhin duke u shprehur ”krenar për Shqipërinë”.
“Keni ardhur nga larg, nga tokat e vendet tuaja. Nga shtëpitë tuaja, erdhët për ne. Zbritët nga avionët duke buzëqeshur, duke mbajtur me krenari flamujt tuaj”, thuhet në videomesazhin falenderues, duke veçuar edhe një pjesë nga deklarata e Kryeministrit Rama që “shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë një mik të vështirësi”.
Nën ngjyrat e rajonit të Lombardisë, falënderohen të gjitha shtetet që kontribuuan për Lombardinë. /atsh