Presidenti i Turqisë njoftoi sot zgjatjen e shterrrethimin më katër ditë në 31 qytete dhe provinca, në prag të Ramazanit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, pas një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, deklaroi se shtetrrethimi do të fillojë mesnatën e 23 prillit, që është festë kombëtare dhe do të zgjasë deri më 26 Prill.
Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 24 prill, ku shumica e muslimanëve në të gjithë botën do të frenohen nga ushqimi dhe pijet nga agimi deri në muzg, duke arritur kulmin, një muaj më vonë, në festën e Fiter Bajramit.
Erdogan nuk ka kërkuar izolim të rreptë mbarëkombëtar, që prej regjistrimit të rastit të parë me COVID-19. /atsh