Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur sot mirënjohjen për efektivët e Forcave të Armatosura të cilët janë në terren në patrullimin në komunitet.
Balla tha se Forcat e Armatosura janë në vijën e parë në betejë me COVID-19.
“Mirënjohje vajzave dhe grave efektive të Forcës së Armatosur, të cilat janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet, për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19. Krenar për Forcat e Armatosura”, tha ai. /atsh