Loading...

Duke nisur nga e hëna/ Doni të shkoni në punë me makinë? Ja rregullat e reja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij mënyrën se si do të merret leja për të shkuar në punë me makinë duke nisur nga dita e hënë.

Sipas Ramës, rruga e re është më e shpejtë dhe më efikase, ndërsa kujton edhe një herë pasojat ligjore e penale për shkelësit e rregullave.

Shefi i qeverisë poston edhe një video ku tregohet rruga që duhet ndjekur.

Postimi i plotë i Ramës:

LEJE-DALJA ME AUTOMJET PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND E-MAILEVE DHE PRITJEVE TË DERITASHME PËR PËRGJIGJE

https://e-albania.al/

JU LUTEM ATYRE QË DUAN AUTORIZIM PËR TË SHKUAR NË PUNË JAVËN TJETËR TË NDJEKIN ME VËMENDJE VIDEO-UDHËZIMIN DHE TË TESTOJNË SISTEMIN E RI QË PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND PRITJEVE PËR APROVIMIN E AUTORIZIMIT????

LEXONI ME VËMENDJE NË HYRJE TË PORTALIT E-ALBANIA LAJMËRIMIN QË JU SHFAQET, KU DO TË GJENI QOFTË KATEGORITË E LEJUARA KËTË JAVË PËR PUNË, QOFTË PROTOKOLLIN SANITAR TË SIGURISË????

E PËRSËRIS, SISTEMI PO TESTOHET QË DERI NESËR TË JETË PLOTËSISHT FUNKSIONAL, PRANDAJ MOS U MËRZISNI NËSE DO TË HASNI NDONJË VONESË NË APROVIM, SEPSE PJESËMARRJA JUAJ NË TESTIM NDIHMON NË KOLAUDIMIN E SISTEMIT????

LEXONI PO ASHTU ME VËMENDJE PASOJAT LIGJORE E PENALE PËR SHKELËSIT E KUFIZIMEVE TË POSAÇME ANTI-COVID TË QARKULLIMIT NË KËMBË APO ME AUTOMJET

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com