“Mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i kujdesit shëndetësor janë heronjtë e vërtetë të krizës së COVID-19”.
Delegacioni i Bashkimit Europian thekson se, “në Ditën Botërore të Shëndetit 2020 jemi thellësisht mirënjohës për përpjekjet e punonjësve të kujdesit shëndetësor duke vënë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët”.
“Komisioni Europian është duke koordinuar një përgjigje të përbashkët europiane ndaj shpërthimit të koronavirus. Ne jemi duke ndërmarrë një veprim të vendosur për të forcuar sektorët tanë të shëndetit publik dhe për të zbutur ndikimin socio-ekonomik në Bashkimin Europian. Ne po mobilizojmë të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për t’i ndihmuar shtetet tona anëtare të koordinojnë përgjigjet e tyre kombëtare dhe po ofrojmë informacion objektiv për përhapjen e virusit dhe përpjekjet efektive për ta kontrolluar atë”, thuhet në një deklaratë të KE.
“Presidentja Von der Leyen ka krijuar një ekip përgjigjeje ndaj koronavirus në nivelin politik për të koordinuar përgjigjen tonë ndaj pandemisë”, thekson KE.
“Gjatë këtyre kohërave të krizës, në të gjithë Bashkimin Europian, vendet, rajone dhe qytete po shtrinë një ndihmë për fqinjët dhe ndihma u jepet atyre që kanë më shumë nevojë: dhurime të pajisjeve mbrojtëse si maska, trajtime ndërkufitare të pacientëve të sëmurë dhe duke sjellë në shtëpi qytetarë të bllokuar. Ky është solidariteti europian në paraqitjen më të mirë të tij”, thekson KE./atsh