Loading...

Brataj: Masat e marra kufizuan më së miri kurbën

“Masat e marra e kufizuan më së miri këtë kurbë të sheshtë që u kontrollua deri në këtë moment”, tha drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj në një nga mediet e vendit.

“Përgjithësisht Ballkani ka një infektivitet më të ulët se sa Europa dhe bota. Çdo virus që del krijon edhe shtamet ose mutacionet. Derisa nuk e kemi të faktuar, unë mendoj që është një faktor, por mendoj se masat e marra e ndikuan këtë kurbë”, u shpreh Brataj.

Brataj tha se, “ky virus vjen për herë të parë, nuk e njohim. Që ti të arrish imunizimin duhet të kalosh 70 apo 80 përqind, nuk është gripi që vjen çdo vit dhe kap 10%. Ne nuk e dimë akoma përfundimin e kësaj sëmundjeje, sa është vdekshmëria , kush është terapia, dhe nuk kemi një vaksinë”.

“Çdo shtet bën atë programin ose fazën 2 që e quajmë tani që nga Italia, Franca, Gjermania e të gjitha me radhë. Sot për shembull pashë që Franca shtyn afatin e hapjes së shkollave. Deklaroi që nuk do ti hapë deri në fund të qershorit. Kampionatin e Futbollit e bllokoi. Nuk do të luhet më ndeshje deri në shtator. Ajo që deklaroi kryeministri francez ishte se kjo mbyllje shpëtoi 62 mijë jetë njerëzish”, u shpreh Brataj.

Brataj tha se “patjetër që ka rënë fuqia e virusit sepse virusi ka një periudhë sezonale në të cilën ka rritje, maksimumin dhe uljen e virulencës.

Më tej, Brataj tha se “ne kemi hyrë në infeksionin e virusit më përpara se disa shtete. Për shembull, Rusia është në rritje, në tmerr është tani edhe Afrika që është 45% rritje , bota është e vogël tani dhe ne nuk duhet të shikojmë çfarë kemi në shtëpinë tonë sepse nuk na lindi në shtëpinë tonë, na erdhi nga jashtë . Rusia e kaloi Kinën, 87 mijë të infektuar. Praga ishte qyteti i parë që u zerua nga arresti i vetë Çekisë dhe sot po hap universitetet, po hap masat”.

“Ju e dëgjuat planin e masave, pra fazën e dytë që do të hapen shkollat, do të bëhen provimet e maturës, por duhet ruajtur distancat. Siç e bëri Norvegjia. Norvegjia hapi në fillim kopshtet dhe tani po hap shkollat fillore, por nuk do të ketë më shumë se 10, 15 nxënës në shkollë. Kështu që janë të gjitha hap pas hapi që do të kontrollohen në mënyrë të rregullt”, u shpreh ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com