Loading...

Bota përballë krizës më të rëndë që prej 1945-ës si pasojë e COVID-19

Koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 42 000 personave në botë, tre e katërta prej të cilëve në Europë dhe pandemia, e cilësuar si më e rënda me të cilën është përballur njerëzimi që prej vitit 1945, kërcënon tashmë të godasë SHBA-në.

Vendi i dytë në botë më i prekur nga pandemia, Spanja njoftoi sot se kishte regjistruar një rekord tjetër prej 864 të vdekur në 24 orë duke kaluar pragun prej 9 000 të vdekur.

Dy muaj pas zbulimit të rastit të parë të kontaminimit në vend, Spanja ende ka frikë se njësitë e kujdesit intensiv që tashmë po punojnë në kufirin e kapaciteteve të tyre do të dorëzohen.

Që nga fillimi i pandemisë në muajin dhjetor në Kinë, më shumë se 830 000 raste janë deklaruar zyrtarisht në të gjithë botën, më shumë se gjysma e tyre në Europë, 186 000 në SHBA dhe më shumë se 108 000 në Azi.

Për frenimin e përhapjes së pandemicë më shumë se 3,75 miliardë personave, rreth 48% e popullsisë botërore, u është kërkuar ose janë detyruar të qendrojnë në shtëpitë e tyre.

Modelet statistikore të ilustruara dje në mbrëmje vonë në konferencën e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin parashikojnë se mes 100 dhe 200 000 persona do të vdesin në SHBA nga koronavirusi, me një kulm të sëmundjes në mes të prillit me mbi 2 000 persona në ditë.

“Por, ne nuk i pranojmë këto numra dhe shpresojmë t’i përmbajmë ato nëse të gjithë veprojmë së bashku në përputhje me masat e marra në vend”, tha Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

”Numri i të vdekurve si pasojë e epidemisë së koronavirusit në SHBA ka arritur në 4 000, një shifër e shumëfishuar në dy tre ditë”, njoftoi sot universiteti amerikan, ”Johns Hopkins”.

”Një total prej 4 076 të vdekur si pasojë e Covid-19 janë regjistruar sot që prej fillimit të pandemisë”, sipas të dhënave të publikuara nga ky universitet
Bursat europiane u hapën sot me rënie si pasojë e lajmeve të këqija nga fronti ekonomik dhe shëndetësor, veçanërisht në SHBA.

Bursa e Londrës u hap me rënie të ndjeshme (-4,16%), por Parisi (-3,10%) dhe Frankfurti (3,10%).

Në Azi, bursa e Tokios ka përfunduar me rënie prej 4,5%.

Pandemia nga koronavirusi, cilësuar nga OKB, si kriza më e rëndë me të cilën është përballuar njerëzimi që prej vitit 1945, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 41 000 personave. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com