Loading...

Bilanci i përditësuar i COVID -19 në botë

Më shumë se 2,86 milionë raste infektimi dhe 200 736 të vdekur u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 766.300 sot konsiderohen të shëruar.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 816 raste, përfshirë 4 632 vdekje dhe 77 346 të shëruar. 12 raste të reja infektimi u njoftuan midis të premtes dhe të shtunës.
Pas SHBA-së, vendi më i prekur, me në total 53 070 vdekje, vendet e tjera më të prekura janë Italia me 26 384 vdekje, Spanja me 22 902, Franca me 22 614 dhe Britania e Madhe me 20 319.
Europa – 1 360 314 raste (122 171 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 948 872 raste (54 278 viktima).

Azia – 193 796 raste (7 830 viktima).

Lindja e Mesme – 147 530 raste (6 204 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 149 539 raste (7 416 viktima).

Afrika – 29 138 raste (1 330 viktima).

Oqeania – 7 991 raste (105 viktima)./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com