Loading...

Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë

Pandemia lidhur me koronavirusin e ri ka shkaktuar të paktën 165 216 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 2 403 410 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Mes këtyre rasteve të paktën 537 700 konsiderohen sot të shëruar.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 40683 vdekje për 759 786 raste. Të paktën 70 980 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 23 660 të vdekur për 178 972 raste, Spanja me 20 852 të vdekur për 200 210 raste, Franca me 19 718 të vdekur për 152 894 raste dhe Britania e Madhe me 16 060 të vdekur për 120 067 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 747 raste, 12 raste të reja të martën dhe të mërkurën, mes të cilëve 4 632 të vdekur dhe 77 084 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 104 028 të vdekur për 1 183 307 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 42 212 të vdekur për 793 169 raste, Azia 7 030 të vdekur për 166 453 raste, Lindja e Mesme 5 664 të vdekur për 126 793 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 5 068 të vdekur për 103 857 raste, Afrika 1 124 të vdekur për 21 957 raste dhe Oqeania 90 të vdekur për 7 879 raste./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com