Loading...

Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 109 307 të vdekur në botë që prej shfaqjes në dhjetor në Kinë, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 1 780 750 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Mes këtyre rasteve të paktën 359 200 konsiderohen sot të shëruar.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 20 608 vdekje për 530 006 raste. 32 115 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 19 468 të vdekur për 152 271 raste, Spanja me 16 972 të vdekur për 166 019 raste, Franca me 13 832 të vdekur për 129 654 raste dhe Britania e Madhe me 9 875 të vdekur për 78 991 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 052 raste, 99 raste të reja të martën dhe ët mërkurën, mes të cilëve 3 339 të vdekur dhe 77 575 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 75 018 të vdekur për 909 769 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 21 286 të vdekur për 553 203 raste, Azia 4 878 të vdekur për 137 072 raste, Lindja e Mesme 4 768 të vdekur për 98 400 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 2 548 të vdekur për 61 098 raste, Afrika 742 të vdekur për 13 697 raste dhe Oqeania 67 të vdekur për 7 515 raste./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com