Loading...

Beqaj: Shqipëria, me numrin më të ulët të fataliteteve për 1 milion banorë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja thotë se është ende herët për të përcaktuar nëse Shqipëria e ka kaluar apo jo pikun e COVID-19 ndërsa paralajmëron se pandemia mund të largohet pas një viti.

Në një intervistë për një nga mediet e vendit, Beqaj u shpreh se në kushtet kur nuk ka vaksinë, duke ngadalësuar përhapjen e virusit, rritet imuniteti.

“Fundi do të vijë pas një vit. Që epidemia të kaloi në kushtet kur nuk ka vaksinë, kur sistemi ynë imun është në përpjekjet për t’u adoptuar, duhet kohë. Ky është një virus i ri, vetëm në vjeshtë ka kaluar nga kafshët tek njerëzit. duke ngadalësuar përhapjen e virusit, rrisim dhe imunitetin”, tha Beqaj.

Më tej, ai u shpreh se ‘ duhet të vazhdojnë programet e kufizimit të lëvizshmërisë dhe të shtrihet kujdesi për personat pozitivë në mënyrë që t’i gjurmojmë dhe identifikojmë shpejt’.

Sipas ish-ministrit fakti se nuk kemi pasur shumë të infektuar lidhet me masat e marra sa më shpejt.

Tregues që Shqipëria deri tani e ka përballuar mirë epideminë është fakti nuk kemi ende asnjë rast fataliteti tek mjekët si dhe qendrat shëndetësore nuk janë kthyer në përhapje të virusit.

Beqaj tha më tej se, sa i takon numrit të të vdekurve, Shqipëria hyn tek numri më i ulët i fataliteteve për 1 milion banorë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com