Loading...

“Bela Ciao” bën bashkë artistët shqiptarë e italianë, Klosi: Muzika që kapërcen kufijtë e bashkon popujt

7 artistë të njohur nga 7 vende të ndryshme të botës, ndër to këngëtarja shqiptare Irma Libohova bashkuan zërat e tyre nën himni e këngës italiane “Bella Ciao”, që cilësohet si kënga e rezistencës, lirisë dhe simbol i luftës partizane kundër fashizmit.

Kënga u risoll në shekullin e XXI, kur e gjithë bota ka zbritur në një fushëbetejë të re, përballë një armiku të vetëm, COVID-19.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi shpërndau videon, ndërsa e cilësoi atë si ” muzika që kapërcen kufijtë e bashkon popujt, kënga që kapërcen kohën e bashkon gjuhën tonë në mesazhin në mes shumë gjuhëve të tjera”.

Këngëtarit napolitan, Tommaso Primo iu bashkuan këngëtarja Irma Libohova nga Shqipëria, Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, braziliani Dewis Caldes, Georgios Strimpakos nga Greqia, dhe Laye Ba nga Senegali.

Vargjet e “Bella ciao” këndohen në të gjithë botën si një himn antifashist i lirisë dhe i rezistencës./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com