Artistët në shesh dhe njerëzit në ballkone e dritare. Kjo është forma më e re e koncerteve në Durrës, në kuadër të ditëve të vështira të krijuara nga lufta ndaj COVID-19.
Distancimi social është vlerësuar si një nga rrugët për të mënjanuar përhapjen e koronavirusit të ri, duke ulur kurbën e infeksionit dhe duke ndihmuar kështu sistemin shëndetësor për të përballuar fluksin e të infektuarve që kanë nevojë për shtrim në spital.
Bashkia e Durrësit, në kuadër të këtyre masave ka organizuar një koncert të thjeshtë në lagjet e Durrësit.
“Artistët në shesh dhe njerëzit në ballkone e dritare, ky është koncerti më i thjeshtë dhe më njerëzor në këto ditë të vështira të COVID-19”,- tha Zhuljen Varfaj, kryetari në detyrë i bashkisë Durrës.
njofton Bashkia e Durrësit. “Faleminderit artistëve durrsakë të cilët ofruan këngë dhe humor duke thyer rutinën e pasditeve të izolimit në shtëpitë e lagjes 16 në Durrës. Nesër në një lagje tjetër, me të tjera surpriza! Ju rrini në shtëpi, artistët vijnë te ju!”,- u shpreh Varfaj./atsh
https://web.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/2582543355185511/?t=0