Numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në shërbimin infektiv është 81, prej të cilëve 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë një deklarate për mediet, të enjten, duke pasqyruar situatën e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, theksoi se “në shërbimin Infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar”.
“Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”, – shtoi Daja.
“Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. /atsh