Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.
Dr. Marjeta Dervishi përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik theksoi sot se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar”.
“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar”, – tha Dervishi.
Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3 385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste./atsh