1 600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID-19 që kanë simptoma të lehta dhe po trajtohen në shtëpi
TIRANË, 15 prill /ATSH/ 90 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë monitoruar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se, përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1 600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID-19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.
“Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2 975 konsulta online me pacientët për barnat me rimbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit”, shprehet Manastirliu./atsh