Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO deklaroi se çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie në muajin shkurt për shkak të rënies së madhe të çmimit të eksportit të vajrave vegjetale, që pjesërisht vjen si pasojë e frikës së koronavirusit që ngadalëson kërkesën globale.
FAO tha se për herë të parë në katër muajt e fundit, çmimet e ushqimit shënuan rënie me 1% në baza mujore apo mesatarisht 180,5 pikë.
Çmimet e vajrave vegjetale ranë me 10,3 % nga muaji i kaluar, me çmimet ndërkombëtare të vajit të palmës në Malajzi që vazhdojnë të bien më tej për shkak të prodhimit më të lartë nga ajo që pritej, për shkak të një rënie të përkohshme të kërkesës së Indisë për import si dhe shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit.
Muajin e kaluar, çmimet e drithërave shënuan rënie të lehtë së bashku me çmimet e grurit, duke reflektuar tregjet e furnizuara mirë, ndërsa çmimet e misrit u tërhoqën përderisa kërkesa nga sektori i ushqimit të kafshëve u thellua në mes të pritjeve të një ekonomie globale të dobësuar.
“Çmimet ndërkombëtare të orizit u rritën, të shoqëruara nga kërkesa e fortë e blerësve të Lindjes së Largët dhe Afrikës Lindore”, theksoi FAO.
Nga janari, indeksi i çmimeve të qumështit shënoi një rritje prej 4,6 % ndërsa indeksi i çmimit të mishit u ul për 2%, ndikuar nga ulja e importeve nga Kina e ndikuar nga vonesat në trajtimin e ngarkesave në porte./atsh