Shefja e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare, Najada Çomo, i ka bërë thirrje shqiptarëve të qendrojnë në shtëpi, pasi kështu do të ndihmojnë veten, familjarët dhe gjithashtu edhe mjekët.
Përmes një videomesazhi, Çomo nga Infektivi kujton se numri i pacientëve me COVID-19 është duke e u rritur. “Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në Spitalin Infektiv! Ju lutem qëndoni në shtëpi!”, theksoi Çomo.
“Jam nga Infektivi në QSUT ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19. Numri i pacentëve është tepër i lartë. Natyrisht kemi forma të mesme dhe mjaft të rënduara të rasteve. Natyrisht lajm optimist është numri i të shëruarve”,- tha Çomo.
“Një ditë shërbimi, mjekë, infermierë, sanitarë, imazheristë, reanimatorë, janë të gjithë në krye të detyrës 24 orë në 24 orë. Kur vijmë në shërbim shohim njerëz që janë në rrugë dhe nuk e kuptojnë rrezikun, prandaj të nderuar qytetarë, qëndroni brenda, është shërbimi më i madh që mund t’i bëni shërbimit tonë. Të sëmurët kronikë, pensionistët janë më të rrezikuarit, prandaj nuk duhet të dalin. Ne jemi gjithnjë me ju, ju bëni pjesën tuaj e qëndroni shtëpi!”, nënvizoi Çomo./atsh
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/666755974154614/?t=0