Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
“Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit mund viti i ri të sjellë shëndet, shpresë dhe rinovim!”, është shprehur ambasadorja Kim duke publikuar edhe urimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
“Unë bashkohem me Presidentin Donald Trump duke uruar një Novruz të lumtur, të shëndetshëm dhe të prosperuar për të gjithë ata që festojnë këtë traditë në të gjithë botën. Ndërsa Novruzi gjithashtu simbolizon rilindjen, mundet ky vit të shërbejë si një mundësi për të freskuar angazhimet tona për shëndetin, shpresën dhe rinovimin për të gjithë!”, ka theksuar Sekretari Pompeo.
Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë./atsh