Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, reagoi sot në lidhje me deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha se “propozimet e PD-së nuk janë halli i njerëzve, por i karriges për pushtet të Lulzim Bashës”.
“Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet politik që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge”, tha ai.
Po ashtu, Spaho shtoi se nuk është koha për sulme politike, por për të menduar për njerëzi.
“Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!”, tha Spaho./atsh