Loading...

Qytetarët në Moskë nuk do të lejohen më të lëvizin pa arsye

Qytetarët në Moskë do të lejohet të largohen nga shtëpitë vetëm nën rrethana të caktuara, sipas masave të reja që synojnë të pengojnë përhapjen e koronavirusit në kryeqytetin rus.

Gjatë shpalljes së rregullave të reja, kryebashkiaku, Sergey Sobyanin shtoi se qytetarët nuk do të lejohen më të lëvizin në qytet pa arsye.

“Banorët do të lejohen të shkojnë në punë, supermarket ose farmaci dhe për të derdhur mbeturinat”, deklaroi Sobyanin. / atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com