Policia e Huhanit i kërkoi falje për trajtimin e mjekut hero Li Wenliang për gabimet e bëra nga ana e saj. Mjeku ishte i pari që dha zërin në alarm për koronavirusin dhe më vonë vdiq nga kontraktimi i Covid-19, shkruan faqja italiane informative TGCOM24.
Mjeku 34-vjeçar u akuzua për “përhapjen të informacioneve të rremë në internet”. Byroja e Sigurisë Publike të qytetit ka theksuar në një shënim se për rastin “ka pasur zbatim të gabuar të ligjit me procedura të parregullta”.
Falja vjen pas përfundimeve të hetimeve të Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes se “veprimet policore ishin te papërshtatshme”.
Qysh në Dhjetor 2019, Li ëenliang kishte vërejtur shtatë raste të një virusi që i kujtonte Sarsin në spitalin e ëuhanit, ku ai punonte. Ai ishte përpjekur pa sukses të paralajmëronte kolegët e tij, të ndanin alarmin për rastet e dyshimta por autoritetet lokale e bënë atë të kuptonte se duhej të pushonte së hapuri panik.
Mjeku më pas tregoi historinë e tij në mediat sociale, duke publikuar një foto të tij në shtratin e spitalit, ku ishte intubuar për shkak të koronavirusit, po për njekun hero tashmë ishte vonë. /atsh