Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka shpallur sot një dekret e rreth pezullimit të të gjitha veprimtarive kishtare deri në date 3 prill 2020, në të gjithë territorin e Shqipërisë për sa i përket Kishës Katolike.
Në apelin sensibilizues dhe ndërgjegjësues, njoftohen edhe besimtarët e shumtë për pezullimin edhe të Martave të Shenjta të Shën Ndojit në Kishën e Laçit.
Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shën Ndout, por Kisha Katolike apelon që besimtarë të bëjnë lutjet nga shtëpitë e tyre.
Konferenca Ipeshkvore thekson se, ky dekret ka të bëjë me të gjitha Kishat përfshi edhe dy shenjtëroret Kishën e Laçit ku pezullohen të gjitha pelegrinazhet dhe Shenjtëroren e Zojës së Shkodrës.
Famullitarët do të kremtojnë Meshën në kapelat e tyre, duke e transmetuar atë edhe online nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjithashtu, famullitarët do të garantojnë marrjen e Kungimit për të sëmurët që e kërkojnë në shtëpi dhe për ata të pranishëm, gjithmonë duke ruajtur rregullat e vendosura nga organet e shëndetësisë./atsh