Papa Françesku, i cili mbajti sot meshën e mëngjesit, në rezidencën e tij, rezultoi negativ me koronavirusin e ri, sipas dy gazetave italiane.
Sipas dy gazetave të Vatikanit “Messagero” dhe “Fatto Quotidiano”, papa Françesku, i cili iu nënshtrua një testi, pas zbulimit të kontaminimit të një prifti me COVID-19, i cili jetonte në të njëjtën residence për vite me radhë.
Ky verifikim u bë për të gjithë personat që punonin në Shtëpinë Sainte-Marthe, veçanërisht sekretarët e vacantë të papës.
“Të gjitha testet rezultuan negative”, shkruajnë dy gazetat duke iu referuar burimeve të brendshme të Vatikanit./atsh