Loading...

OBSH, gjashtë udhëzime për frenimin e sëmundjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashtron gjashtë udhëzimet kundër virusit COVID-19.

Sipas OBSH-së, masat bllokuese për parandalimin e COVID duhet të vijojnë, por duhen pasur parasysh edhe gjashtë rekomandime të tjera: Zgjeroni, trajnoni dhe përgatisni burimet njerëzore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik në shërbim të situatës së re të krijuar; Zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel komuniteti; Rrisni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testimit; Identifikoni, përshtasni dhe pajisni objektet që do të përdorni për të trajtuar dhe për të izoluar pacientët; Zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet dhe përqendroni të gjitha burimet qeveritare për frenimin dhe kontrollin e COVID-19.

OBSH referoi se, kjo është mënyra më e mirë për të frenuar dhe për të ndaluar transmetimin, që kur të hiqen kufizimet, virusi të mos rishfaqet./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com