Loading...

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim

Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se, nesër administrata shtetërore do të jetë pushim.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë – Durrës, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër”, ka theksuar Rama.

“Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda”, ka vijuar Rama.

Kryeministri ka shtuar se, “për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë’

“Frikë aspak, kujdes po! Shumë fare!”, ka përfunduar Rama./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com