Ministri i Jashtëm Italian, Luigi de Maio e cilësoi prekës fjalimin e kryeministrit Rama teksa përcillte ekipin mjekësor shqiptar në mbështetje të Italisë.
De Maio vlerësoi ndihmën konkrete dhënë nga Shqipëria, solidaritetin dhe afrimietin e treguar në këto ditë të vështira.
“Falenderoj Presindentin, kryeministrin Edi Rama, të gjithë qeverinë shqiptare, popullin shqiptar për solidaritetin e madh që po tregojnë. Përpara se këta persona të hipnin në avion për të mbërritur këtu, Edi Rama tha se edhe Shqipëria po përballet me emergjencën e koronavirusit, por nuk mund të mbajnë rezervat e tyre të ndalura kur miqtë e tyre italianë i kanë mbaruar rezervat. Është një fjalim prekës, për të cilin e falenderoj dhe solidariteti që po tregojnë, tregon një arsye të mirë që Shqipëria të futet sa më parë të mundet në Bashkimin Europian. Sepse shpirti i tyre i solidaritetit dhe afrimitetit që po tregojnë me këta persona këtu, është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që bëri të rilindë Bashkimi Europian dhe ndoshta populli shqiptar po ia rikujton shumë popujve të tjerë europianë në këtë moment vështirësie”, – u shpreh ministri i Jashtëm./atsh