Qeveria miratoi në mbledhjen e së mërkurës një ndryshim në vendimin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Operacionin “RSM”, në shtabin e trajnim-këshillimit dhe ndihmës, në kuadër të iniciativës së Kartës së Adriatikut, në Afganistan”.
Sipas këtij vendimi, në mbështetje të ligjit “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave, vendosi që kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 1 mars 2025”.
“Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare””, citon vendimi i Qeverisë.
Menjëherë pas mbylljes së misionit ISAF në Afganistan në fund të vitit 2014, më 1 janar 2015 NATO filloi një mision të ri në Afganistan të emërtuar Resolute Support Mission (RSM) dhe forcat ushtarake shqiptare ndodhen atje në kuadër të këtij misioni./atsh