Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar një sëre fotosh nga mësuesit të cilët punojnë nga shtëpia, në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.
Ajo e cilëson monumentale, punën e bërë nga mësuesit në këto ditë, në mënyrë që nxënësit e tyre të mos mbesim mbrapa me mësime.
“Të gjithë mësuesit në punë, nga shtëpia. Më kanë ardhur mijëra foto dhe video të punës ditore të mësuesve me nxënësit e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa ka me mijëra e qindra mijëra mesazhe e shkëmbime të detyrave të shtëpisë, mes nxënësve (apo prindërve të tyre) dhe mësuesve çdo ditë. E gjithë kjo punë monumentale po bëhet që nxënësit të mos mbesin prapa me mësime. Mësues, ju falenderojmë pa masë!”, -thotë Shahini./atsh