Loading...

Kufizimi i qarkullimit/ Vetëdeklarim online për qytetarët që duan të lëvizin brenda fashës orare për punë me automjetet private

Kryeministri Edi Rama ndau sot një informacion të domosdoshëm për të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me automjetet e tyre për punë, në rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë.

Kryeministri tha se “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) asiston qytetarët në rast nevoje”.

“Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për vajtje/ardhjen në punë, me automjetet e tyre, për rastet kur nuk kanë transport nga firma ku punojnë – vetëdeklaro online për qarkullimin gjatë paradites vetëm nga ora 07:00-08:00 dhe gjatë pasdites nga ora 16:00-17:00 vetëm për nevoja pune dhe sipas formularit”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com